
Gazetari Adriatik Doçi: Pse e bllokoi Ahmetaj inceneratorin e Tiranës!
Dritare.net
Gazetari Adriatik Doçi tregoi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV se përse Arben Ahmetaj e bllokoi financimin për inceneratorin e Tiranës dhe financoi për atë të Elbasanit dhe Fierit.
"Arben Ahmetaj nuk ka firmë te procedura e inceneratorëve. Por SPAK-u ka konstatuar që ai është pronari faktik i inceneratorëve, është menaxheri i madh i tyre. Thotë që kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës dhe nuk kam lidhje me procedurën. Kjo është pjesërisht e vërtetë që ai e ka kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Unë po kujtoj një detaj. Në 2017-ën u bë inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit dhe gjatë fjalës së tij Edi Rama tha: "Falënderoj ministrin e Financave gjirokastrit që zgjidhi qesen, për financimin e inceneratorit!" Kjo tregon rolin e tij në financimin e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe në bllokimin e financimit të inceneratorit të Tiranës. Pse zgjidhi qesen për Fierin dhe Elbasanin dhe e bllokoi për Tiranën? Dyshimet janë të forta që janë prishur pazaret rrugës. Sepse nuk ka arsye tjetër pse. Nuk ka bazë argumenti i tij që iu dogj barku për paranë publike. Para publike ishin të tre inceneratorët. Kështu që e ka ndier veten jashtë loje të këtij biznesi të madh, ka pasur edhe plan me disa oligarkë të caktuar për ta marrë këtë lloj biznesi. Një palë tjetër me sa duket u tregua më e fortë për ta mbajtur nën kontroll këtë biznes dhe këtu nisi një luftë e madhe duke akuzuar dhe denoncuar njëri-tjetrin. Kjo është e vërteta bazuar te faktet.”, tha gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net

















