
Flet eksperti rrugor. Pse ndodhin kaq shumë aksidente në Shqipëri!
Dritare.net
Aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të cilat bëhet shkak shpejtësia ose parakalimet e gabuara kryesisht nga moshat e reja, në vendin tonë vijnë gjithnjë e në rritje. Për të folur në lidhje me këtë temë si dhe për segmentet rrugore të cilat janë më problematike në vendin tonë, për rolin e autoshkollave në përgatitjen e shoferëve të rinj, në emisionin Mëngjesi në Dritare ishte i ftuar eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini. Nisur edhe nga aksidenti i fundit ku humbën jetën në 5 persona në aksin aksin Milot-Fushë Krujë, Qibini shprehet:
Shpeshherë në këto segmente rrugore si Tiranë-Fushkrujë kemi pasur aksidente me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Aksidenti që ka ndodhur para dy tre ditëve është një aksident ku drejtuesit e mjeteve kanë qenë të moshave të reja ku aftësitë tekniko-profesionale të tyre lënë shumë për të dëshiruar.
Është një realitet i frikshëm që na imponon masa të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme. Pikërisht këto mosha të reja në rrethana të caktuara janë impulsivë dhe të egër në rrugë. Pikërisht ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve që në moment të veçanta nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, duhet që Policia Rrugore të marrë masa ndëshkuese me qëllim që të ndalohen aksidentet automobilistike.
Kjo e moshës si lidhet me aksidentet ndër vite? Aksidentet i bëjnë kryesisht të rinjtë, të moshës nën 40 vjeç le të themi?
Përqindja më e madhe është e moshave 20 deri në 30 vjeç. Janë mosha të reja të reja, të cilat për shkak të adrenalinës dhe moskonceptimit, ose për shkak të njohurive jo të mjaftueshme profesionale në drejtimin e automjeteve në situata të caktuara nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nuk zbatojnë limitin e shpejtësisë sidomos në kushte të vështira të motit kur sipërfaqja e rrugës ka problematika si rënie e shiut e vazhdueshme, ngrica apo dëborë. Në këto kushte një drejtues profesionist përshtat shpejtësinë në bazë të kushteve të motit. Këto mosha të reja i nënvlerësojnë dhe aksidentet ndodhin nga pakujdesia dhe vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca. Por kjo shfaqet me shumë në moshat 20 deri në 30 vjeç.
Ju përmendët shpejtësinë por nëse do të na listonit 5 arsye se pse ndodhin aksidentet në rrugët tona cilat do të ishin?
Kryesisht shpejtësia dihet që rrit madhësinë e dëmit material dhe shëndetësor. Kjo është e para. Qarkullojnë mbi normat e shpejtësisë dhe nuk respektojnë nenet e kodit rrugor ku përcaktohet qartë sa duhet të jetë shpejtësia minimale dhe maskimale në segmente të ndryshme rrugore. Dihet që në qendra të banuara shpejtësia maksimale është deri në 40 km/orë kurse në ato interurbane dhe dytësore 80 km/orë kurse në autostrada është 110 km/orë. Këto janë rregulla bazë që duhet t’i dijë çdo drejtues i atomjeteve. Përveç shpejtësisë kemi edhe faktorë të tjerë siç janë parakalimet e gabuara. Edhe në aksidentin e para disa ditëve një prej drejtuesve ka qënë në parakalim të gabuar dhe segment i rrugës nuk ta lejon këtë.
Gjithashtu janë edhe kushtet që qarkullon drejtuesi i mjetit. Psh në rruget tona natën nuk ka ndriçim artificial ndaj duhet të qarkullosh me drita të shkurtra. Përveç kësaj gjatë drejtimit të automjetit nuk duhen përdorur pijet alkoolike sepse ndikojnë në sistemin nervor dhe psiqik të drejtuesit të automjetit ndaj ai reagon me vonesë gjatë një situatë që mund t’i shfaqet në rrugë. Gjithashtu përdorimi i celularit. Nëse për një sekondë tërhiqet vëmendja dëmi mund te jëetë shume i madh.
Autoshkollat çfarë vendi zënë këtu? Na mjaftojnë 40 ditë teori praktikë për të qenë shoferë të mirë?
Duke parë numrin e aksidenteve në raport me vendet e Bashkimit Evropian kemi dyfishim të numrit të viktimave në raport me numrin e mjeteve. Duhet një bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të policisë rrugore, Drejtorisë së Përgjithshme të Trasnporteve, Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit. Tani tregu nuk ka më nevojë për drejtues automojetesh. Jemi në vitin 2022 ku cilësia e përgatitjes ka më shumjë rëndësi. Duhet rritur koha e dhënies së lejes së drejtimit që të përmirësohet cilësia” u shpreh Qibini për Dritare TV./Xh.Xh/dritare.net

















