Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjolla Morina dënohet me 6 vjet burg

Fjolla Morina dënohet me 6 vjet burg

Këngëtarja Fjolla Morina u dënua me 6 vite burg për akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve. Avokatja e saj ka kërkuar dënimin me gjobë, ndërsa u shpreh se do të ankimojë vendimin.

"Do ta ankimojnë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel", tha avokatja.

Ndërkohë prej disa muajsh këngëtarja ndodhet në kërkim pasi theu masën e ‘arrest shtëpiak’. Ajo u largua nga banesa në Kukës ku po kryente dënimin.

Fjolla Morina dënohet me 6 vjet burg

Së fundmi referuar fotove në instagram ajo ndodhet në Maldive, aty ku kurorëzoi dashurinë në martesë me partnerin e saj./L.F-dritare.net