Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia në kërkim të Fjolla Morinës, pasi theu arrestin shtëpiak!

Policia në kërkim të Fjolla Morinës, pasi theu arrestin

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është larguar nga shtëpia në Kukës, ku ajo po qëndronte pas vendimit të gjykatës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia nuk është gjetur në banesë, ndërsa uniformat blu janë në kërkim për kapjen e saj. Kështu asaj i është shtuar edhe një tjetër akuzë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjykata e Kukësit vendosi në shtator të vitit të shkuar masën e sigurisë, "arrest shtëpie" për këngëtaren 34-vjeçare, e cila është kapur me pistoletë në kufirin e Morinës. Në dëshminë e saj në polici, këngëtarja tha se e kishte harruar te çanta dhe nuk e dinte që e kishte me vete.

Policia në kërkim të Fjolla Morinës, pasi theu arrestin

"Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë", tha Morina./L.F-dritare.net