
Ku ndryshon një fasoneri me 300 punëtorë, nga një lokal ku këndohet/ Stefi Prifti: Të nisin koncertet dhe dasmat!
Dritare.net
“Çfarë ndryshon ndërmjet një fasonerie me 300 apo 400 punonjës me një lokal ku këndohet?”, kështu shkruan Stefi Prifti, këngëtari i njohur korçar, në një postim mjaft të gjatë, ku shpreh shqetësimin e e tij, lidhur me mbylljen e aktiviteteve që i lejon këngëtarët të rinisin punën. Të paktën, deri më 23 qershor, në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme (në rast se nuk shtyhet), dasmat, dhe festat në klabe, nuk do të lejohen. Për këtë arsye, Prifti, shkruan se pas rreth tre muajsh ka vendosur të flasë për herë të parë, në lidhje me këtë shqetësim
“Tre muaj e gjysmë pa pune! Artistët e vetëpunësuar, ndryshe nga ata që punojnë ne shtet, të përjashtuar nga ç’do lloj ndihme apo pakete qeveritare, qoftë kjo edhe rrogë lufte po deshët..! Askush nga ne nuk foli muajin e parë apo të dytë, bile nuk folëm edhe kur kaloi i treti muaj, por jo më. Ne jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë te drejtat tona, sidomos tani qe 90% e punëve dhe bizneseve te tjera janë hapur. Për ta bërë më të qartë shqetësimin tim, dua t’ju them, se akoma nuk dimë kur dhe a do të filloje profesioni ynë të lejohet, padiskutim duke respektuar masat, njëlloj edhe si bizneset e tjera, të cilat vazhdojnë të funksionojnë falë Zotit dhe hapjes, duke përjashtuar koncertet dhe dasmat, si të ishin burimi i infeksionit!”
Për Priftin, ka dy standarde që po përdoren në këtë moment, ç’ka sipas tij, bën që artistët të jenë të përjashtuar nga vëmendja.
“Nuk e kuptoj: pse dy standarde për të njëjtin problem? Çfarë ndryshon mes një lokali plot me njerëz që pine birra dhe të njëjtit lokal që ka edhe muzike live? Çfarë ndryshon ndërmjet një fasonerie me 300 apo 400 punonjës me një lokal ku këndohet?
Me e keqja nga gjithçka tjetër për mua është PERJASHTIMI..! Të ndihesh i përjashtuar dhe krejtësisht jashtë vëmendjes te një qeverie, te qeverise tende ne fund te fundit, duhet ti besh pyetjen vetes: çfarë kam bërë? Mos ndoshta profesioni ynë, ne këngëtaret dhe artistet e vetëpunësuar nuk jemi te denje për te pasur pak vëmendje dhe jo përjashtim, injorim te drejtash, deri ne fjali, si, “rini urte ju e mos flisni..”!!
Personalisht, jo vetëm si këngëtar dhe si njeri qe gjithë jetën ia kam dedikuar muzikës, por si qytetar i Republikës së Shqipërisë kam te drejtën time, mbas tre muaj e gjysmë ne harrese te kërkoj vëmendjen dhe reagimin e ministrisë së kulturës dhe te qeverise shqiptare, për pyetjet dhe temat e parashtruara me lart.
Sa i perket koncerteve qe domosdoshmërish duhet te fillojmë, mund te jene me te vogla dhe padyshim te monitoruara edhe nga njerëz te autorizuar nga shteti. Nuk po pretendojmë për koncerte te medhaja, te vështira për tu menaxhuar, por hapësira me 200 - 300 persona ka sa te duash ne territorin shqiptar dhe me kushte shume me te mira se fasonerite apo punishte te mbyllura”, mbyll statusin e tij këngëtari./L.F-dritare.net

















