Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ka bërë Albin Kurti për Kosovën! Flet Bardhyl Reso!

Çfarë ka bërë Albin Kurti për Kosovën! Flet

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë. Ndërsa tregon se përse e sheh fitues Kurtin të dielën, zoti Reso komenton edhe ndërhyrjen e Richard Grenell në politikën e Kosovës.

“Albin Kurti ngriti personalitetin e Kosovës si një shtetet, sepse në veri komandonin serbet. Ai luftoi korrupsionin, në një kohë kur Kosovën po e mbyste korrupsioni më keq se në Shqipëri. Ai vendosi targat, çedoi për çështjen e asociacionit, që është kyçi i marrëdhënieve. Ai ka vënë edhe një kusht themelor: “Nëse nuk njihet Kosova nga Serbia, ne nuk bëjmë asnjë hap.” Këto janë parime dhe njeriun që ka parime dhe i mbron deri në fund nuk ke si ta kritikash se po bën gjëra të gabuara. Ndërhyja e Grenell, ishe më të vërtetë banale. Nuk e bëri diplomacia amerikane këtë gjë, sepse do ishte e shëmtuar për një shtet që mbahet se ka parime të larta demokratike, që të bëjë një ndërhyrje të tillë pak ditë para zgjedhjeve. Pavarësisht se Kosova është një vend i vogël, ka probleme themelore për të ruajtur paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha zoti Reso në DritareTV./K.C/dritare.net