
Çfarë i shkakton njollat në lëkurë dhe si t’i trajtoni!
Dritare.net
Fytyrat delikate gjithmonë shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit. Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit. Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët.
Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe:
- Ndryshimi i nivelit të hormoneve femërore
- Nëse përdor disa lloje antibiotikësh
- Nëse përdor parfumet me alkool
Si t’i trajtoni?
Maska e parë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh, dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.
Maska e dytë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.
Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke. Kjo është një maskë, e cila do të të ndihmojë shumë në rrezatimin e lëkurës dhe pastrimin e saj. Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht./L.F-dritare.net

















