Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja Balluku, Këshilli i Imunitetit mblidhet më 23 shkurt për kërkesën e SPAK për arrestimin

Çështja Balluku, Këshilli i Imunitetit mblidhet më 23

Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Raporti pritet të votohet në seancën e 5 marsit.

Socialistët janë shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare.

Gjatë mbledhjes të së hënës të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe./L.F-dritare.net