Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Veliaj: Vendimi i Kushtetueses jo vetëm për mua, por për demokracinë shqiptare

Erion Veliaj: Vendimi i Kushtetueses jo vetëm për mua, por për

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një fitore për demokracinë dhe votën e lirë, jo për individin e tij personal.

Në një postim të shpërndarë me avokatët dhe qytetarët, Veliaj shkruan se vendimi rivendos jo thjesht mandatin e tij, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.

“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij,” tha Veliaj.

Ai falënderoi qytetarët e Tiranës për besimin dhe durimin, duke premtuar se do të bëjë gjithçka që puna e bashkisë të vijojë pa pengesa në ushtrimin e mandatit të besuar nga qytetarët.

“Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!” përfundoi Veliaj.
Vendimi i Kushtetueses vjen pas një periudhe debati mbi shkarkimin e kryebashkiakut, duke rivendosur qartësinë ligjore për të drejtat kushtetuese të qytetarëve dhe të zgjedhurve./L.F-dritare.net