Dr. Alban Beltoja: Rëndësia e vaksinave për shëndetin
Dritare.net

Në një intervistë për “Dritare TV”, Dr. Alban Beltoja foli mbi rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe rolin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke krahasuar me përvojën e tij në Itali. Ai theksoi se kultura jonë zakonisht nxit njerëzit të shkojnë në spital vetëm në faza të avancuara të sëmundjeve dhe se kontrolli i rregullt mjekësor mund të shmangë komplikime serioze.
Beltoja foli për rëndësinë e ekzaminimeve preventive, duke përmendur koloskopinë për tumorin e zorrës së trashë, veçanërisht tek ata me historik familjar, dhe përfitimet e kapjes së sëmundjeve në stadet e hershme për të reduktuar shpenzimet dhe komplikimet në të ardhmen.
Ai trajtoi gjithashtu rëndësinë e vaksinave, përfshirë vaksinën e gripit dhe atë kundër virusit Varicella Zoster, duke theksuar se parandalimi kushton më pak se trajtimi i sëmundjeve të avancuara.