Dimër në pranverë, Tirana dhe qytetet e tjera zgjohen me borë!
E Martë 24 Mars 2020, 09:09
Dritare.net

Java ka nisur me rënie të ndjeshme temperaturash, dhe kjo ka bërë që i gjithë vendi të përfshihej nga reshje shiu dhe dëbore, ndërsa të gjithë po prisnim pranverën. Madje, dhe në Tiranë ka rënë borë, sot herët në mëngjes.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe Korçën, por nuk ka probleme në asnjë aks rrugor madje as në zonat e larta malore si Dardha apo Voskopoja.

Gjithashtu reshje bore ka pasur në Dibër, Pukë, Përrenjas dhe zona të tjera malore Asnjë nga qytetet nuk ka problem me qarkullimin./E.B-dritare.net
