Debati në studio. Fitojmë 5-0. Avokati i kundërvihet Andi Shkirës!
Dritare.net

Një debat i fortë u zhvillua mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, pas mbylljes së zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Gjatë diskutimit për procesin elektoral në pesë bashkitë e vendit, Andi Shkira deklaroi se rezultati i këtyre zgjedhjeve përbën një “fitore 5 me zero”, duke iu referuar dominimit të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë ku u votua.
Por kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të analistit Artan Manushaqe, i cili e kundërshtoi me tone ironike dhe kritike.
Debati mes të ftuarve u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, ndërsa pjesëmarrësit ndanë qëndrime të kundërta mbi mënyrën si u zhvillua procesi dhe domethënien politike të rezultatit.
Zgjedhjet e pjesshme lokale u mbajtën këtë të dielë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, me pjesëmarrje mesatare prej 18.72%, sipas të dhënave të KQZ-së./L.F-dritare.net