Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis numërimi i votave në Kosovë, ja kush kryeson në Prishtinë!

Nis numërimi i votave në Kosovë, ja kush kryeson në

Procesi i balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht në orën 19:00 të së dielës, me një pjesëmarrje më të ulët se në raundin e parë dhe pa incidente që do të cenonin integritetin e procesit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 32.80% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votim, ndërsa në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, pjesëmarrja në këto 18 komuna kishte qenë 38.91%.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se procesi ka qenë i qetë dhe se nuk janë raportuar parregullsi të rëndësishme. Ai bëri të ditur gjithashtu se ka nisur afati 48-orësh për dorëzimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Rezultatet paraprake:
Gjakovë: Sipas 84.25% të votave të numëruara, Ardian Gjini i AAK-së udhëheq me 57.60%, kundrejt 42.40% të Ardian Golës së Vetëvendosjes. Kjo e çon Gjinin drejt mandatit të tretë në krye të bashkisë.
Prizren: Pas 110 nga 236 vendvotime të numëruara, Shaqir Totaj i PDK-së prin me 58.84%, ndërsa Artan Abrashi i LVV-së ka 41.16%. Totaj pritet të ruajë mandatin e tij si kryetar.
Pejë: Me 50% të votave të numëruara, Gazmend Muhaxheri i LDK-së kryeson me 62.27% ndaj 37.73% të Taulant Kelmendit të LVV-së, duke u afruar drejt mandatit të katërt.
Prishtinë: Nga katër vendvotime të para të numëruara, Përparim Rama i LDK-së ka 228 vota, ndërsa Hajrulla Çeku ka 203 vota. Numërimi pritet të vazhdojë gjatë mbrëmjes.
KQZ-ja ka nisur publikimin e rezultateve paraprake për të gjitha komunat ku u mbajt balotazhi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas shqyrtimit të ankesave dhe verifikimeve ligjore./L.F-dritare.net