Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dashuria e solli në Tiranë, muzika shqiptare e bëri të qëndrojë! Historia e Sara Payman

Dashuria e solli në Tiranë, muzika shqiptare e bëri të

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me emocionet e zërit të një vajze që s’është shqiptare nga origjina, por që këndon këngët tona “si të ishin të gjakut të saj.” Ajo është Sara Payman.

"MIRËMËNGJES dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur.", shkruan Rama.

Sara Payman jeton prej një viti në Tiranë. Ajo ka lindur edhe është rritur në Angli, ndërsa origjinën e ka nga India dhe Irani. Me Shqipërinë u njoh kur takoi dashurinë e jetës së saj Naimin, një gjermano-persian që është rritur në Shqipëri. Në një bisedë me gazetaren Marina Kërçeli, Sara tregon me një shqipe të bukur, si erdhi në Shqipëri, në vendin që ra në dashuri më shikim të parë.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Angli. Por nga origjina jam gjysmë indianë dhe gjysmë iraniane. Burri im është rritur në Shqipëri, por me origjinë është nga Gjermania dhe Persia. Kur u martuam deshëm të transferoheshim në Shqipëri. Unë kam një vit që kam ardhur në Shqipëri. U shpërngulëm për disa arsye. Baháʼí është një fe përmes së cilës ne duam të krijojmë unitet në botë por duhet të fillojmë në nivelin e lagjes. Burri im është rritur në Shqipëri dhe ka shumë dëshirë për të krijuar një komunitet këtu. Unë nuk flas shumë mirë shqip. Ama kaq sa di e kam mësuar për një vit me burrin tim. Është një sfidë për mua sepse ka gramatikën e vështirë.

Mua kë pëlqen shumë natyra në Shqipëria. Kam qenë në shumë vende në botë, por Shqipëria është më e bukura. Kam qenë në Karaibe. Por plazhi i Karaibeve nuk është më i bukur se i Shqipërisë. Jugu është i mrekullishëm. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, mikpritës. Nuk është njësoj në Angli.”, tregon Sara.

Sara është me profesion dentiste, ama të gjithë ne e njohim për zërin magjepsës që ka, pasi kemi parë videot e saj në TikTok dhe Instgram teksa interpreton këngët e Vaçe Zelës dhe të tjera këngë shqiptare.

Unë, thotë Sara, dua të interpretoj nëpër bare dhe restorante, të jap koncerte këtu në Shqipëri. Madje siç tregon ajo, ka folur edhe me vëllanë e Vaçe Zelës për të kënduar bashkë.

“Unë me profesion jam dentiste, por kam pasion të këndoj. Këndoj shumë shqip sepse më ndihmon për të mësuar gjuhën. Muzika në Shqipëri është shumë e bukur, ka shumë kulturë dhe histori. Mua më pëlqejnë shumë këngët e Vaçe Zelës. Më emocionojnë shumë.”, thotë Sara ndërsa luan në piano dhe këndon “Valsin e lumturisë”, të divës shqiptare Vaçe Zela./K.C/dritare.net