Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Kjo është Vila Ilire e sapozbuluar në Durrës, duke sjellë një lajm të madh për arkeologjinë në Shqipëri. Vila daton në gjysmën e dytë të shekullit të l-rë, para erës sonë. Një vilë buzë detit, me mozaikë, banja termale, fontana. Në shekullin e ll-të, Vila është djegur. Gjurmët e djegies janë të dukshme pas zbulimit. Pjesë të vilës përballë detit, janë rindërtuar në shekujt lll dhe lV.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Më pas vila shkatërrohet përfundimisht nga tërmeti i madh i Durrësit. Për një rastësi të çuditshme, ishte një tjetër termet, ai i 2019-ës që e nxori vilën në dritë. Sepse dëmtoi shkollën e ngritur mbi të. Kur nisi rindërtimi të zbulohej një maskë. Pas saj gjithçka.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Stafi i DritareTv ishte në sit në një ditë pune të arkeologëve. Një ditë si një film. Kur Rudina Xhunga intervistonte drejtuesin e projektit zotin Luan Përzhita, atje u zbulua një varr i shekullit të 6-të.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ajo miniere zbulimesh për Durrësin tregon shumë për të kaluarën tonë. Kush kemi qenë ne, është poshtë tokës që shkelim. Ndaj Dritare solli këtë tregim ekskluziv, ndërsa djem dhe vajza të talentuar e pasionantë shqiptarë, punojnë nën drejtimin e arkeologut të njohur Luan Përzhitës për të nxjerrë në dritë një thesar origjine dhe krenarie.


Ndërsa vëzhgonin zonat e gërmimeve, arkeologu Përzhita i tha gazetares Rudina Xhunga se me zbulimin e rrënojave të kësaj vile Durrësi ka fituar atë që i mungon. Sepse Durrësi nuk është vetëm Amfiteatri, thotë profesori.

“Me këtë zbulim mendoj që kemi fituar një gjë që Durrësit aktualisht i mungon. Durrësi nuk është vetëm Amfiteatri. Por ky Durrës me këtë amfiteatër ka pasur edhe organizime të tjera të lagjeve, resorteve dhe rezidencave të asaj kohe. Koha e kësaj vile është me e hershme se Amfiteatri. Dhe shumë e zhvilluar në kohën e Amfiteatrit. Ne mendojmë se në vija të përgjithshme e kemi kuptuar potencialin e zonës. Por që të zbulohet gjithë kjo duhet edhe 80-90% punë. Sepse çdo gjë bëhet me mistri të vogla, bisturi nga arkeologë dhe restautorë. Stafi i arkeologëve janë të rinj që kanë mbaruar masterin, doktoraturën. Kemi edhe një grup studentësh shumë të aftë që udhëtojnë nga Vlora e Lushnja për të punuar këtu.”, tregon zoti Përzhita.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Arkeologu thotë se elementet e mozaikëve janë një tregues i fuqisë ekonomike që ka pasur qyteti në antikitet. Vetëm Pompei e ka një vilë të tillë thotë Përzhita. Profesori hedh dyshimet se kjo është një vilë perandorake. Por thotë arkeologu, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për këtë gjë. Do flasin arkeologët e tjerë, antropologët, restautorët, shton profesori, dhe në fund do ketë një fjalë për të përcaktuar se çfarë kemi zbuluar.

“Është një vilë luksoze dhe brenda është e zbukuruar me afreske shumëngjyrëshe. Kemi të bëjmë edhe me një periudhë tjetër më të hershme midis të cilave është ndërtuar vila që lidhet me shekullin e III-II-të para erës sonë. Pra në kohën e mbretërisë ilire. Kanë dalë monedha të shumta që tregojnë për qarkullimin midis Apolonisë dhe Dyrrahut. Por edhe materiale qeramike që janë të vendit, por edhe të importuara.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Kjo tregon prodhimtarinë dhe marrëdhëniet që kishte Durrësi antik me Mesdheun. Vetëm Pompei e ka një luks të tillë. Kjo tregon se këtë vilë e ka pasur një personazh që është ajka e elitës sepse ka qenë vilë e stërmadhe. Unë dyshoj që kjo vilë mund të ketë qenë vilë perandorake. Mund të jetë përdorur nga Jul Cezarit, Mark Antonit, por kemi edhe shumë perandorë me origjinë ilire. Durrësi ka qenë pjesë e shtetit ilir deri në shekullin e parë, para erës sonë kur erdhi pushtimi i qytetit dhe Ilirisë nga Roma. Ne kemi dokumente që shumë herë ushtritë romake kanë ndaluar në Durrës. Durrësi ka qenë qendër e një province ilire deri në shekullin e XI-të. Ishte qendra më elitare në Mesdhe edhe reflektimi më i madh që ka pasur kultura ilire në bashkëpunim me popujt e tjerë, por duke ruajtur ADN-në e një popullsie që është shënuar në të gjitha dokumentet historike të kohës.”, tregon zoti Përzhita.

Çfarë është zbuluar deri më tani në sitin arkeologjik, nga vila e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të I-rë para erës sonë!

“Maska, objekti i parë që u zbulua!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ditën e parë që kemi hyrë në sit për të bërë gërmime arkeologjike kemi zbuluar këtë. Ishte pikërisht atje ku mbyllet vila. Kjo është një figurë, që ka zbuluar qoshet e vilës. Mbase është edhe Meduza.

Nivelet e vilës!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Këtu është niveli i banesës së shekullit të IV-ët. Është zbuluar çdo nivel banese, në çdo shekull, në pjesën fundore është e shekullit të III-II-të para erës sonë. Pastaj vjen I-II dhe kur u rindërtua pasi u dogj në shekujt III dhe IV të erës sonë. Në shekullin e katër bie tërmet dhe e shkatërron.

Mozaiku rreth pishinës!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ky është mozaiku i bërë me pluhur tulle dhe gëlqere. Mbi të janë bërë dekorime me kokrriza të vogla të bardha. Këtu jemi te pishina e vilës. Sepse gjithë pjesa anësore e saj është e dekoruar me afreske blu dhe me pika uji blu. Një kolege italiane kur e pa më tha: “Është hera e dytë që shoh në Mesdhe një gjë të tillë. Njëherë e kam parë në Sicili.” Ky është nder mozaikët më të shtrenjtë të kohës që po flasim sepse është mozaik i bërë për të qëndruar jashtë banesës, është rezistent ndaj ujit, shiut, diellit. Është një shpikje e mesit të shekullit të I-rë para erës sonë dhe u përhap pas shekullit të I-rë të erës sonë.

Mozaiku me figura gjeometrike!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Këtu është gjëja më interesante dhe e bukur që kemi. Ky është momenti i parë që nisëm zbulimin e vilës. Pjesa qendrore e mozaikut paraqitët me egzagon me figurën e gjashtëkëndëshit. Pjesa më e madhe e mozaikut është e veshur dhe e kornizuar me dy radhë që ka figura gjeometrike, njëra prej tyre është pelte, (dy figura të vendosura përballë njëra-tjetrës) dhe figura e gjashtëfletëshit.

Varri i shekullit të VI-të!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ky është një varr i shekullit të VI-të. Është një varr i inkuadruar brenda rrënojave të vilës që do të thotë se ajo është përdorur në një kohë më të vonë që mund të jetë pas shekullit të VI-të deri në shekullin e VII-të sepse është i shoqëruar edhe me monedha të kësaj periudhe.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Mbi rrënojat e vilës së shembur nga tërmeti mund të jetë ndërtuar një vend i shenjtë, një kishë. Ndaj mendohet se është një varr i shenjtë. Por ne jemi ende në kërkim të të dhënave të tjera.

Zbulohet varri, ndërsa grupi i DritareTV po xhironte!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Ky është varri që i përket shekujve të VI dhe VI-të. Kur është ndërtuar muri ka dëmtuar dhe varrin që ishte ndërtuar shumë shpejt. Varret në vilë janë ndërtuar më mbrapa. Është një fazë e re pas tërmetit. Durrësi pas tërmetit është përdorur si varrezë ndaj ka varreza të shekullit të VI-të.

Mbetje të një zjarri!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Këtu jemi në një zonë të djegies së termes. Ka gjurmë të thëngjijve. Një gërmim shumë i disiplinuar mund t’i nxjerrë këto materiale që nuk janë prekur ndër shekuj. Kemi edhe hapjen e disa furrave pas shekullit të IV-ët. Si duket banorët e vilës në shekullin e IV-ët pasi ra tërmeti e kanë ripërdorur vilën për prodhimin e qeramikës së shtëpisë. Ka pasur ujin afër dhe toka është shumë argjile. Ne kemi edhe sfoliet e pjekjes së qeramikës së deformuar që tregon që kjo është kthyer në këtë lloj fenomeni pas shekullit të katërt.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Këto janë disa guaska që do të analizohen nga specialistët për të kuptuar marrëdhëniet që ka pasur vila me detin. Sepse duke parë këto mbetje kuptojmë që deti ka qenë shumë më afër sesa është sot. Pra kjo vilë ka qenë buzë detit.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Fontana!

Kjo është fontana e cila përbëhet nga baseni dhe ka qenë një llaç hidrozues që mbante ujin. Aty është pjesa e cisternës dhe depozitës së ujit e cila pas shembjes së vilës në shekullin e IV-ët është përdorur në shërbim të furrave të qeramikës. Ndërsa këtu kemi kanalin e ujit që shkon përgjatë gjatësisë së vilës dhe derdhej matanë saj.

Kanali i mbledhjes së ujërave!

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Këtu jemi në pjesën perëndimore të vilës. Gërmimet arkeologjike treguan se këtu është ndërtuar një kanal për mbledhjen e ujërave të shiut të banesës. Është një punim shumë i bukur, interesant dhe funksional.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Në rrënojat e shembura të vilës ne gjejmë tavanin, tjegullat, unaza të saj, çdo gjë që ka pasur. Prandaj gërmihet në mënyrë të hollësishme për të mos humbur asgjë nga kjo vilë.”, tregon me entuziazëm arkeologu Përzhita ndërsa ndjek punën e mrekullueshme dhe të pareshtur të arkeologëve dhe restautorëve.

Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, në Durrës!

Siç e thotë edhe zoti Përzhita në mbyllje të emisionit, ka ardhur koha që ne të kthejmë sytë nga e ardhmja për ta kthyer këtë sit arkeologjik në një pikë turistike që tërheq turistë edhe sot që nuk është e hapur për të pritur njerëz të tjerë, përveç atyre që punojnë me kujdes dhe krenari të madhe ndërsa zbulojnë artefakte për origjinën tonë./K.C/dritare.net