
Braçe shpërthen ndaj Këlliçit: Bëhu burrë dhe trego çfarë më the në zyrë!
Dritare.net
Pas incidentit të shënuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota, ka reaguar drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.
Ai i bën thirrje Belind Këlliçit të tregojë se çfarë i ka thënë brenda zyrës.
“Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën Marko Koçaj në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar.
Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: "Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj".
Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belindi dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicit… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke”, u shpreh Braçe./L.F-dritare.net

















