Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bora Muzhaqi: Politika e Berishës dhe Metës nuk duhet të rikthehet më!

Bora Muzhaqi: Politika e Berishës dhe Metës nuk duhet të

E ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi. Ministrja Muzhaqi, e pyetur për reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës nga Jala, tha se rinia shqiptare kërkon të qëndrojë larg sjelljes dhe etikës së tyre, duke kërkuar më shumë për të ardhmen e tyre.

“Mendoj se ka shumë rëndësi që të rinjtë dhe fëmijët të kuptojnë që unë jam aty për ata, për të drejtat e tyre. Unë jam gjithmonë ai zëri opozitar që bërtet për të drejtat e tyre, kur ata nuk janë në qendër të vëmendjes. Edhe me shumë fëmijë kur i takoj, iu them se jam atje për të bërë punën për ta. Kjo më bën që ta shikoj veten larg qeverisë, jam gjithmonë zëri opozitar për të drejtat e tyre.", tha ajo në Dritare TV.

Ajo tregoi edhe arsyet që e bënë t’i futet politikës dhe ndau mendimin e saj pse kjo opozitë ishte e ezauruar dhe nuk kishte çfarë t’i ofronte më vendit.

Unë jam rritur me një politikë të shëmtuar, siç besoj janë rritur edhe një pjesë e gjeneratës time, me njerëz që shajnë dhe bërtasin, grricen me njeri-tjetrin nga një studio në tjetrën. Nëse dikush do të më pyeste se çfarë politike do doja të shihja pas 30 vjetësh, jam e sigurt që nuk do të doja të shihja këtë. Nuk është aq politika arsyeja, se sa është roli im mbrojtës ndaj të rinjve. Edhe ne kemi qenë në Jalë me të rinjtë, por kemi qenë aty për të folur dhe për t’u njohur me ta. Kur shihja që në Parlament kishte persona që nuk më përfaqësonin, kjo ishte edhe një nga arsyet që pse unë iu futa politikës.

Prandaj politika e Berishës dhe Metës nuk duhet të rikthehet më, e kanë humbur vlerën pasi nuk ka çfarë tjetër të ofrojnë. Ne duam të shohim figura të reja, me koncepte të reja. Të rinjtë dhe fëmijët që unë shoh dhe takoj çdo ditë janë shumë larg atij modeli politike. Të rinjtë shohin nga Perëndimi, ndërkohë që ajo politikë vijon të shohi nga Lindja. Kjo duket që nga sjellja përtej moralit dhe etikës në Parlament, në një vend që janë të zgjedhurit e popullit. Ndërkohë që të rinjtë që unë takoj artikulojnë dhe flasin shumë herë më mirë. Gjithmonë ka vend për të rimenduar dhe për të bërë opozitën e vetes, aq më tepër në një kohë që nuk kemi një opozitë. Kemi ende shumë punë për të bërë, të rinjtë tanë presin shumë nga ne.”, u shpreh ajo në Dritare TV./M.T/dritare.net