
Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente
Dritare.net
Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sërish në SPAK, për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, ndërsa në 11:30 pritet të mbahet seanca paraprake në GJKKO ku pritet të caktohet nëse dosja kalon ose jo për gjykim.
"Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit", tha Berisha.
Pas daljes nga SPAK, Berisha sulmoi jo vetëm kreun e SPAK Altin Dumani, por edhe gjyqtaren e hetimit paraprak, Irena Gjoka.
“Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari.
A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë.
A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra. Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa.
Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë.
Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.
Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek.
Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek.
Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin.
Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.
Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky.
Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia.
Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg.
Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.
Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja", tha Berisha./L.F-dritare.net

















