Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha në SPAK për kallëzimin e gjyqtares Gjoka: Vegël politike

Berisha në SPAK për kallëzimin e gjyqtares Gjoka: Vegël

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u pyet për rreth 40 minuta nga prokurori Elvin Gogaj. Thirrja në SPAK vjen pas kallëzimit për shpifje të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila akuzon Berishën dhe vajzën e tij, Argita Malltezi, për deklarata të rreme publike që pretendojnë se ajo ka marrë një ryshfet prej 500 mijë eurosh nga një eksponent i Partisë Socialiste.

Berisha mbërriti në SPAK rreth orës 10:10 dhe, në deklaratat për mediat përpara hyrjes, nuk i kurseu sulmet ndaj institucionit, duke e cilësuar atë si një "vegël politike" që, sipas tij, bashkëpunon me krimin.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, rreth orës 10:50, ish-kryeministri e përshkallëzoi retorikën e tij, duke sulmuar personalisht gjyqtaren Irena Gjoka. Ai e akuzoi atë për konflikt interesi dhe për vendimmarrje të njëanshme, duke përmendur faktin që Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja që ka vendosur masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Çështja është në hetim dhe përbën një tjetër përplasje të ashpër mes Berishës dhe institucioneve të drejtësisë së re në vend, në një klimë politike të tensionuar./L.F-dritare.net