Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha në SPAK: Dumani, vegël e Ramës!

Berisha në SPAK: Dumani, vegël e Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për aferën Partizani. Berisha u fut në SPAK rreth orës 09:00 dhe qëndroi aty për 10 minuta.

Ndërsa jemi në fushatë elektorale, ish-kryeministri u pa teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme me kapelën në kokë që mban numrin 1 dhe nga aty shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

"Erdha këtu pa përtesë, çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmie e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të sulmuar kundërshtaret politik. Hetimi shterues 4-vjecar, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe një apartament. Keqpërdorimi i SPAK është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën shqiptare", u shpreh Berisha para SPAK./L.F-dritare.net