Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE jep 4 këshilla për gratë shtatzëna, gjatë situatës së koronavirusit

BE jep 4 këshilla për gratë shtatzëna, gjatë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka dhënë katër këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna, gjatë situatës së koronavirusit.

Këshillat i kanë postuar në Facebook dhe ato janë:

1. Mbroni veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror.

2. Diskutojini shqetësimet tuaja me telefon me mjekun që ndjek shtatzëninë tuaj dhe verifikoni sesi të vazhdoni me kontrollet e shtatzënisë apo planin e lindjes.

3. Nëse e dini se jeni ekspozuar, telefonojini mjekut tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tij.

4. Nëse sëmureni, rrini në shtëpi dhe telefonojini shërbimeve shëndetësore për këshilla, duke u thënë se jeni shtatzënë./E.B-dritare.net