
Arrestimet e SPAK/Telefonata që nxori zbuluar gjyqtaren Mimoza Margjeka
Dritare.net
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka arrestuar dje në Durrës një gjyqtare, një avokat dhe një qytetar. Gjyqtarja e arrestuar është Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj. Ata akuzohen për korrupsion. Në detajet e zbardhura zbulohet se SPAK përmes përgjimeve dhe filmimeve kanë vërtetuar dhe siguruar provat se gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj, pedagog në Universitetin e Durrësit, Arben Cara kanë marrë ryshfet. Për një kohë të gjatë, ata kanë qenë në vëzhgimin e Policisë së Shtetit dhe SPAK.
Ata kanë përfituar një shumë parash prej 6 mijë euro, për të ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Telefonata që zbuloi këtë ngjarje, ishte ajo e vëllait të arrestuarit, me të ëmën. Ai i tregonte se duhen 6 mijë euro, për të ndryshuar masën e dënimit të së vëllait.
"Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim pasi ka 3 gjyqtarë dhe nga dy secili, për të mos llogaritur më pas edhe Skënderin" mësohet të ketë thënë vëllai i të arrestuarit./L.F-dritare.net

















