Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Silvio Gonzato: BE mbështet procesin zgjedhor, por nuk ndërhyn!

Ambasadori Silvio Gonzato: BE mbështet procesin zgjedhor, por nuk

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e KQZ Ilirian Celibashin. Zoti Gonzato u pyet edhe për për një lajm të rremë ku pretendohej se Berisha ka hequr nga raporti i OSBE-ODIHR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.

"Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë.

Për këtë arsye unë mora përsipër të bëjë një hap të rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar te ODIHR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht e pavërtetë. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjine e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është totalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre. Për këtë arsye ne po punojmë ngushtë me ta dhe presim që ata të nxjerrin raportin e tyre përfundimtar", tha Gonzato.

Ambasadori u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA, duke thënë:

"Nuk bëj komente, pres autoritetet kompetente"./L.F-dritare.net