
AMA: Prindër dhe adoleshentë, bëni kujdes nga sfida e 'Superman' në TikTok!
Dritare.net
Autoriteti i Mediave Audiovizive i bën apel prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.
Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se si pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë në Rumani përfunduan në spital me fraktura të rënda
“!! KUJDES !!
PRINDËR e ADOLESHENTË
!! Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence ne TikTok të quajtur, "Sfida e Supermenit". Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.
* Nga "loja" e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar ne spital me trauma te renda, mbi 20 adoleshente. !! PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave te tilla online!
!! FEMIJE dhe ADOLESHENTE X mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to.”- shkruan kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi
Siç shpjegohet në postim sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë./E.P/dritare.net

















