
Altin Prenga: Mos bëni antireklamë për Shqipërinë, për arsye politike!
Dritare.net
Altin Prenga një prej pionierëve të agroturizmit në Shqipëri, shprehet i keqardhur se po bëhet politikë me turizmin. Në një reagim në rrjetet sociale drejtuesi i Mrizit të Zanave, thotë se kurrësesi nuk është e pranueshme, që për arsye politike, të bëhet antireklamë politike.
Ja cfarë shkruan në një status, zoti Prenga!
“U merzit se i thashe se ket vit ka prap ma shume turista ne numer dhe cilesi.
Kurr shqipnia ska qene kaq e vizitueme dhe e perfolun ne historine e vet dhe ky asht fakt.
Tashti nqs ja duem te miren ktij vendit nuk duhet te bajm antireklame turistike per arsye politike.
Mendoj se jane mundesite me ba opozite duke u ankue nga skandale korruptive dhe shume gjana tjerat te padrejta.
Por qe te jesh opozitar dhe te merzitesh se shqipni ka kaq shume turista kjo sban kuptim.
Politika e gjitha bashke duhet me ba promovim te turizmit tone pavaresisht perkatesive polike sepse ky vend asht i tanve”, shkruan Altin Prenga./L.F-dritare.net

















