
Akuzohet për korrupsion, ndërtuesi Fatmir Bektashi mbërrin në GJKKO!
Dritare.net
Jamarbër Malltezi së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të dalin para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Pak para nisjes së seancës, Bektashi është fotografuar i buzëqeshur në ambientet e GJKKO-së, pasi SPAK ka caktuar ndaj tij “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
SPAK e akuzon për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën, për privatizimin e ish kompleksit Partizani. Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa ditën e shtunë ish-kryeministri nuk pranoi t’i takonte oficerët e policisë gjyqësore dhe nuk ka pranuar të firmosë se është njoftuar për masën e sigurimit ndaj tij./M.K-dritare.net

















