Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident i frikshëm në Korçë, makina shpërthen në flakë pas përplasjes

Aksident i frikshëm në Korçë, makina shpërthen

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të marte në vendin e quajtur Qafë Plloçë, në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Si pasojë e aksidentit, dy automjete janë përplasur kokë më kokë midis tyre dhe për këtë shkak njëra është përfshirë nga flakët pasi ishte me benzinë.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz pasi shoferët kanë mundur të zbresin në kokë, çka mund të ishte fatale për ta. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve./dritare.net