
Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia!
E Hënë 2 Nëntor 2020, 14:02
Dritare.net
Aktorja shqiptare nga Kosova, Adriana Matoshi është vlerësuar në Spanjë me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo është shpallur aktorja më e mirë, në festivalin Mostra de Valencia, për rolin në filmin Zana të regjisores Antoneta Kastrati!
“Pasi kanë përfunduar xhirimet, kam përfunduar te psikologu. Më është dukur sikur unë vetë po i përjetoja ato ngjarje”, është shprehur Matoshi kohë më parë, për rolin e saj në këtë film.
Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe që ka në fokus një vajzë të re nga Kosova, që dëshiron të bëhet nënë ndërsa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës./L.F-dritare.net

















