Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do futet PD në çadër! Flet Romeo Kara!

A do futet PD në çadër! Flet Romeo Kara!

Avokati Romeo Kara, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV, komentoi protestën e opozitës që zhvillohet sot, në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë intervistës, Kara u shpreh se në rast se Partia Demokratike vendos të ngrejë çadrën e protestës, kjo do ta shndërrojë menjëherë protestën në permanente. Sipas tij, instalimi i çadrës nënkupton një angazhim afatgjatë dhe largimi nga protesta nuk mund të ndodhë pa arritur një fitore.

Avokati theksoi se kjo fitore mund të jetë ndryshimi i një kodi, duke shtuar se protesta, në këto kushte, do të jetë 24 orë në 24, deri në realizimin e kërkesave.