
275 mijë familje dhe individë përfitojnë shpërblim për fundvitin!
E Enjte 26 Dhjetor 2024, 13:01
Dritare.net
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu bëri me dije për mediat se u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.
Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë./E.P-dritare.net

















