
180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona
Dritare.net
Nga 9-11 maji 2025 gara e famshme e çiklizmit Giro d’Italia nis nga Shqipëria për herë të parë në histori. Tre etapat e saj në vendin tonë përfshijnë Durrësin, Tiranën dhe Vlorën.
Në lidhje me këtë garë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona. Më tej kreu i qeverisë nënvizon se kjo ngjarje sportive jo vetëm do të vendosë vendin tonë në hartën e sportit dhe emocioneve globale, por gjithashtu do të promovojë edhe bukuritë e Shqipërisë.
“Për herë të parë në historinë e vet… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI. Një nga spektaklet më të mëdha të çiklizmit botëror do të hapë siparin e Nisjes së Madhe (Grande Partenza) në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë./L.F-dritare.net

















