Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

138 të infektuar të rinj me koronavirus, ja shpërndarja gjeografike e rasteve aktive!

138 të infektuar të rinj me koronavirus, ja shpërndarja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë. Me gjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1451

Durrës 302

Shkodër 230

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 86

Korçë 82

Kukës 80

Elbasan 55

Berat 43

Dibër 32

Gjirokastër 26/K.C/dritare.net