Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarje e rëndë në Durrës, vetëvriten një grua dhe një djalë

Ngjarje e rëndë në Durrës, vetëvriten një grua dhe
Dy shtetas i kanë dhënë fund jetës në Durrës raporton Policia. Rasti i parë bën fjalë për një shtetase 46­ vjeçare. Ditën e djeshme, rreth orës 10:40, shtetasja F.C. është dërguar në Spital në gjendje të rëndë. Ajo ka ndërruar jetë pas mbërritjes atje.

Sipas Policisë, F.C. kishte varur veten në banesën e saj në Fllakë. Nga hetimet e kryera, rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Po kështu, një i ri 26 ­vjeçar i ka dhënë fund jetës po në Durrës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin Nënë Tereza. D.D. 26 vjeç mësohet se vuante prej kohësh nga depresioni.