Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Shullazi tek vrasja e Santosit, kush është Ervis Martinaj i plagosur në Bllok

Nga Shullazi tek vrasja e Santosit, kush është Ervis Martinaj i
Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-bllokut.

Nga informacionet e para raportohet se nje nga te plagosurit eshte Ervis Martini, nje emer i njohur ky per policine.

Por kush është Ervis Martinaj

Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Sipas deklaratave të  Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Gjithashtu kundër Martinjat kanë dëshmuar edhe disa tregtarë në Lezhë, se u kërcënuan nga Ervis Martinaj për të folur në media kundër dëshmitarit të mbrojtur.

Në foton poshte Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.

Gjitashtu Martinaj, kishte kërcënuar në 20 tetor 2013 shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Githashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar./ I.M-Dritare.net

http://dritare.net/debati-i-plote-ne-seancen-e-shullazit-me-biznesmenin/

http://dritare.net/mbrojten-shullazin-flasin-tregtaret-ja-kush-na-kercenoi-qe-te-genjenim/