
Nën sitën e vettingut/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi
E Premte 6 Shtator 2019, 09:09
Dritare.net

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi. Ai mban detyrën e kryetarit të gjykatës administrative në qytetin e Korçës. Ibi u hetua për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Në të treja këto kritere, kusht për të kaluar procesin e vetingut, ai rezultoi në përputhje me ligjin. Relatorë të çështjes ishin Olsi Komici, Suela Zhegu, Xhensila Pine./L.F-dritare.net

















