Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Negociatat/ Tha ta ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia, Rama tregon bisedën me Pendarovskin

Negociatat/ Tha ta ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia, Rama tregon
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka kërkuar nga Brukseli që Maqedoninë e Veriut ta ndajnë nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave.

Kryeministri Edi Rama nga Pusteci, ka sqaruar komunikimin që ka apsur me presidentin e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me këtë deklaratë të tijën.

Rama tha se Stevo Pendarovski, në dallim nga Presidenti i vendit tonë, po lufton në përpjekje për të anëtarësuar popullin e tij në BE.

“Në fakt presidenti më shkruaji dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por ka një dallim të rëndë, për të ardhur keq për ne, presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare dhe Këshillin Evropian se duhen çelur negociatat, peridentit i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes së kundërt, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje tek ata që duhet t’i bindim, se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave”, u shpreh Rama.

“Një plan ku ai është koka, se bashku me Sali Berishën, ku Lulzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, na bën të na vijë zor e të ndihemi të gjithë të sëkëlldisur, është diçka që Shqipëria nuk ia ka borxh Ilir Metës. Duhej të ishte avokat sot për meritën e çeljes, të mos merrej me filxhanin e fallxhores, por për të takuar homolog e për të udhëtuar, të ndalonte kafen turke në shpi deri më 30 qershor dhe të qetësonte fallxhoren”, tha më tej kryeministri./ I.M-Dritare.net