Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Negociatat/ Kotzias: Macron përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në Ballkan

Negociatat/ Kotzias: Macron përgjegjës për çdo zhvillim
Ish-ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Kotzias ka reaguar pas vetos së Francës në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kotzias, ka thënë se Macron me vendimin e tij minon marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe është përgjegjës kryesor për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon.”-shkruan Kotzias./ I.M-Dritare.net