Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në shtrat me dy këngëtaret e njohura shqiptare dhe sherri me Mozzik, flet për herë të parë Orges Qato

Në shtrat me dy këngëtaret e njohura shqiptare dhe sherri me
Jemi mësuar që muzikën shqiptare ta  ushqejmë me  imazhin e “djalit të keq”, por Orges Qato nuk kërkon këtë gjë. Ai kërkon që  të flasë vetëm nëpërmjet muzikës dhe  fansat të njohin vetëm punën  dhe talentin e tij. “Nuk dua të përfshihem në skandale, apo të krijoj atë imazhin e djalit të keq” shprehet ai. Orgesi është një këngëtar i  talentuar shqiptar që jeton prej vitesh në Danimarkë. Pas disa hiteve të suksesshme muzikore, tashmë  është rikthyer në Shqipëri, për të publikuar këngën e tij të rradhës “Nostalgji”, që premton  të shndërrohet në një hit veror.

Një djalë plot pozitivitet, që ka luftuar shumë në jetë. Është  detyruar që në moshë fare të vogël  të  braktisë ëndrrat, të punojë që të ndihmojë familjen, në një vend të huaj. Por pavarësisht vështirësive kurrë nuk është dorëzuar. Edhe pse kërkon të qëndrojë larg skandaleve dhe sherreve, por Orgesin në një fare mënyre “keqkuptimet” e ndjekin.

Është komentuar shpeshherë në median rozë për një foto kompromentuese në shtrat me dy femra të njohura shqiptare dhe së fundmi për një sherr me këngëtarin Mozzik.  Orgesi ka zgjedhur dritare.net të sqarojë  sherrin me Mozzik, foton në shtrat me  dy këngëtaret e njohura shqiptare, dhe të flasë për projektin e tij të ardhshëm muzikor me një divë të njohur shqiptare, siç e quan vetë ai.

Dritare.net-Ke publikuar së fundmi këngën “Nostalgji”. Si e pritën fansat?

Fansat e kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Po të shikosh klikimet e këngës janë  reale, nuk janë të blera. Mbase syri i shumicës është mësuar me miliona klikime, por unë kam vendosur të jem i sinqertë jo vetëm me veten, por edhe me publikun dhe fansat. Për momentin  feedbacku është shumë pozitiv, mjaft komente pozitive dhe kjo gjë më ka lumturuar tej mase.

Dritare.net-Një këngë që në fabul të saj ka dashurinë. Pas kësaj kënge fshihet ndonjë person i vecantë që të përndjek nga e shkuara, apo thjesht frymëzim i rastit?

Normalisht që edhe unë kam dashuruar, e kam një frymëzim. Por kjo tashmë i përket të shkuarës dhe fabulën e këngës  është Nostalgjia, për një dashuri të shkuar. Goca në fund fare bëri një gabim do të kthehet mbrapa, por prap e do. Djali thotë më mirë më trego. Pra me pak fjalë nostalgji e vërtetë. Kur shkruaj këngë dashurie, e çoj vetën time në kujtimit e lëndimit. Edhe unë kam dashuruar si gjithë të tjerët dhe aty padyshim gjej frymëzimin, por nuk do të thotë që ja dedikoj asaj drejtpërdrejtë, është thjesht një frymëzim.

Dritare.net-Këngët që ke publikuar “Je ti”, “Tregoma” apo edhe “ Nostalgji” i këndohen dashurisë. Ti  sa beson në dashuri?

Me thënë të drejtën kur lëndohesh  digjesh, nuk besoj siç besoja  me pak fjalë. Jetojmë në një botë materialiste dhe nuk është më ajo dashuri që ka qenë dikur.  Sot tjetri shikon çfarë iphoni bën dhuratë, çfarë makinë  ke.  Kur je artist, kjo është frika më e madhe më duan për atë që jam, apo për atë që bëj. 80 % i vajzave  të duan për atë që ti bën.  Ekziston dashuria, por do shumë punë. Duhet të gjesh shpirtin binjak. Shpirtin binjak mund  të mos e kem në Shqipëri, mund ta kem në Afrikë apo Kinë,  nuk i dihet. Çdo njeri e ka një shpirt binjak. Kam takuar vetëm shpirtin negativ . (qesh)

Dritare.net-Ke ikur që në moshën 12 vjeçare në Danimarkë vite. Cila ka qenë vështirësia më e madhe që ke hasur atje?

 Periudha më e vështirë ka qenë kur u largova nga Shqipëria. Kisha krijuar shumë shoqëri, kisha krijuar atë rrethin këtu. Ishte bukur, kaloja bukur. Edhe pse ishim në një krizë si gjithë të tjerët. Nuk e ndjenim krizën sepse e tillë ishte periudha, fëmijëria. Në momentin që kthehem nga shkolla një ditë të bukur, gjeta valixhet gati.

Dritare.net- Nuk e dije?

Jo nuk e dija, mendoja se po ndaheshin mami dhe babit. Por e shoh mamin duke qeshur, aty kuptova se çdo gjë ishte në rregull . Ishte viti 2000 më tha do ikim në emigrim, sepse ky vend ka mbaruar nuk ka më garanci.  Më thanë do iknim në emigrim. Dola nga shtëpia, fillova të qaja dhe e vendosa që kur të kthehesha do të isha dikushi  dhe jo si gjithë të tjerët. Kishte vështirësi rrugës por  u ambjentova.  Them që ia vlejti gjithë ajo vuajtje kur shoh rininë këtu që prap vuan.

Dritare.net-Cila ka qenë puna më e vështirë që ke bërë në Danimarkë?

Kam bërë vërtet punë të vështira, jo punë krimi por punë të vështira. Në hapat e para të karrierës, unë kam qenë në një lidhje. Ishte një farë periudhe, që unë nuk gjeja dot punë dhe merrja ndihma nga shteti. Ndihmat nuk ishin të mëdha,sepse isha nënmoshë merrja deri në 200 euro që për nivelin e jetesës atje, nuk ia del.

Rrija pa bukë vetëm që të paguaja produksionin, muzikën. Kam bërë punë të vështira, mbaj mend që kam punuar edhe në restorant, laja pjatat. Isha 13-14 vjeç që lashë futbollin, ishte një punë e lodhshme për një djalë, por unë e bëja. Pastaj fillova të gjeja punë të mirë, fillova të krijoja kontakte. Por normalisht që kam  bërë edhe budalliqe të moshës. Ka qenë një vuajtje!

Dritare.net-Pasioni yt i parë ishte futbolli, pse hoqe dorë?

Hoqa dorë, sepse nuk më mbështeti babai. Ishte ai që më shkatërroi ëndrrën, më tha duhet të punosh. Isha super talent, por sërish punova. Mora rrogën e parë afërsisht 800 euro, por e dija që nuk do e bëja gjithmonë atë punë. Teksa shikoja Top Festin e parë, fillova të shkruaja fjalitë  e para për të krijuar muzikën hip hop. Edhe pse këndoja kur isha i vogël, aty mund të them që kuptova talentin tim.

Dritare.net-Po më vonë?

E provova dhe normalisht që kishte vështirësitë e veta, nuk kapje dot muzikën apo ritmin. Por mua nuk ma ka mësuar njeri muzikën, e kam mësuar vetë. Më erdhi natyrshëm duke dëgjuar, duke kënduar. Fillimisht këndoja rep, sepse më dukej gjëja më e lehtë. Kur bëra këngën “Je ti”, aty fillova ta urreja repin.

Dritare.net-Nëse kënga jote e rradhës do të ishte një duet, cilin këngëtar  apo këngëtare shqiptare do të zgjidhje?

Flori Mumajesin do të zgjidhja, sepse është shumë profesionist dhe i ka rezistuar çdo lloj timbri.

Dritare.net-Jeni përfolur gjatë këtij viti në media për një konflikt me këngëtarin Mozzik? Si qëndron e vërteta konfliktit?

E vërteta është një sajim nga “Jetaoshqef”. Lajmi ekziston në një fare mënyre , por jo në atë formë. Çunat nuk i njoh personalisht, as nuk më njohin. Mozzik e mora thjesht si koleg, për t’i thënë kujdes.  E vërteta është se vajza në fjalë nuk është e dashura ime, por një vajzë që  unë  e njoh. Këngëtari në fjalë i shkruante ndaj unë për këtë  e mora në telefon. Gjatë bisedës telefonike u acarova paksa, për këtë arsye përdora atë gjuhë. Unë sërish i kam kolegë dhe nuk i dihet të ardhmes, mbase mund të punoj me ata. Gjithsesi e kam mbylluar atë kapitull dhe nuk dua të flas më për këtë.

Dritare.net-Si i ke marrëdhëniet me këngëtaret shqiptare? Je përfolur në media për foto intime me disa femra të famshme. Është e vërtetë?

Mbase janë nisur nga një foto nga shtrati me Adelinën dhe Afërdita Dreshaj. Në atë kohë bëri shumë bujë. Por unë i kam thjesht mike. Fotot ekzistojnë, por jo ato emra. Janë këngëtare të njohura shqiptare që kanë vite në tregun muzikor. Por që nuk dua të flas më edhe për këtë çështje.

Dritare.net-Çfarë planesh ke?

Kam disa këngë gati “Mthirri love” dhe një bashkëpunim  me një divë të njohur shqiptare.

Dritare.net-  Përshkruaje Orgesin me pak fjalë...

Një djalë me këmbë në tokë, rol model për brezat e rinj që kërkon pastrimin e tregut muzikor./dritare.net