
Në prag të vendimit të KE, ministri italian për Evropën: Të hapen negociatat
E Martë 15 Tetor 2019, 17:05
Dritare.net

“Synimi i Italisë është që të hapen negociatat, si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka mbështetje për të ndarë vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ministri Amendola.
Ndërkohë, sot në Luksemburg po zhvillohet Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku janë mbledhur ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE, të cilët pritet të marrin vendimin final për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./dritare.net

















