
Në gjyq sepse sulmoi të dashurin, gjendet e vdekur prezantuesja e famshme
E Shtunë 15 Shkurt 2020, 20:08
Dritare.net

Lajmin për vdekjen e prezantueses e dha familja e saj në një deklaratë: "Ne mund të konfirmojmë që Caroline jonë ndërroi jetë sot, më 15 shkurt. Kërkojmë që shtypi të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë dhe kërkojmë që të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë ose të na fotografojnë."
Një avokat tha se, ylli i televizionit ishte vetëvrarë, informon dritare.net
Ajo u tërhoq nga emisioni i saj i takimeve "Love Island" pasi u akuzua për sulme ndaj partnerit në dhjetor dhe do të duhej të dilte në gjyq muajin tjetër.
Ajo ka drejtuar reality show-n e famshëm, "Love Island", ishte bashkëprezantuese e " X Factor" dhe fitoi garën e kërcimit “Strictly Come Dancing” në 2014/K.C/dritare.net

















