Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit sot!

Parashikimi i motit sot!

Orët e para të ditës sjellin në territor kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e mesditës sjellin theksim të vranësirave në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Zona e ulët dhe bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./M.M-dritare.net