
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant në të gjithë
territorin e shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë
vranësira kalimtare. Parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe
të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u
luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 39°C mesdita në zonat e
ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga
drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë paraqitet pjesa më e madhe e
territorit të kosovës, situatë e cilat vijon deri në orët e pasdites kur shfaqen
vranësira kalimtare, ku më të dukshme do jenë në veri verilindje. Ky stabilitet i
atmosferës do të na shoqëroj edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten në
mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 16°C deri në 34°C. Era do të fryjë
e lehtë nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Masat e nxehta me origjinë afrikane do të diktojnë kushtet e motit në
Republikën e MV duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant.
Pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar
rrebeshe të izoluar në zonat jugperëndimore./M.T/dritare.net

















