
Mosmarrëveshjet me Dulen, Rama: Jemi miq, prandaj nuk shkojmë gjithnjë mirë
Dritare.net

Rama e nisi me fjalë të ngrohta e miqësore ndaj minoritarëve, por edhe vetë kreut të tyre, Vangjel Dules, me të cilin tha se e lidh një miqësi personale. “Motra dhe vëllezër minoritarë, i dashur Vangjel, i dashur dhe i pavdekshem Solis. Pavarësisht momenteve të caktuara, konjekturave që na kanë parë herë më afër herë më larg, në fakt ne kemi qenë përherë pranë. Historikisht për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtë të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vjet me popullin e minoritetit.
Ka gjëra që duhen bërë më mirë, sfida, probleme por e vërteta është që një fill i gjatë i pandërprerë miqësie e lidh PS me minoritetin. Kjo nuk është ndikuar nga pozicionet e ndryshme që ka zgjedhur në vite PBDNJja, Ka një miqësi dhe vëllazëri që mua më lidh personalisht me kryetarin e PBDNJsë dhe këtë e provon fakti që nuk shkojmë gjithmonë mirë. Po të mos ishim miq, patjetër që mund të kishim shkuar më mirë në një distancë diplomatike, por nuk kemi distancë diplomatike dhe kjo është gjë e mirë.”, tha ai.

















