Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos e neglizhoni, është shumë e thjeshtë të dobësoheni me sallatë jeshile!

Mos e neglizhoni, është shumë e thjeshtë të
Nëse jeni shumë të shëndosh dhe asnjë dietë nuk ju ka ndihmuar të bini në peshë, dritare.net ju sugjeron një mënyrë shumë të thjeshtë që ndoshta ju mund ta keni neglizhuar për receta të tjera që ju kanë sugjeruar.

Në fakt çdo recetë kundër peshës së tepërt është efektive nëse ju e zbatoni sipas rregullit, prandaj edhe një tas me sallatë jeshile nëse e konsumoni të paktën 5 herë në ditë do ju ndihmojë më shumë sesa mund ta keni menduar.

Sigurisht që në mëngjes nuk do hani sallatë, por nëse ju do konsumoni vërtet 5 tasa me sallatë gjatë ditës, do ju habisë rezultati që do merrni.

Edhe nëse në drekë do hani një pjatë makarona, supë, ose një rracion mish, një tas me sallatë jeshile do tresë dhe nuk do lejojë që ushqimi me shumë kalori që konsumuat t'iu shtojë në peshë.

Gjithashtu dhe në darkë pavarësisht menusë që keni sallata e përgatitur nga duart tuaja sipas dëshirës, me pak ullinj qepë dhe vaj, do ulë jashtëzakonisht shumë kilet e tepërta që keni.

Mundohuni ta provoni  këtë mënyrë për t'u dobësuar përreth një javë, dhe nëse shikoni sadopak rezultat vazhdoni dhe javën e dytë pa ndërprerje. Provojeni sepse jemi të sigurt që ka për t'ju shërbyer shumë./A.C/dritare.net