
Momentet më të veçanta në 8 filmat francezë që nuk duhen humbur
Dritare.net

Dritare.net ju sjell sot në këtë artikull një listë me 8 filma francezë për njerëzit që janë të lodhur nga filmat e Hollivudit
Sfond i zi
François Visconti po heton zhdukjen e një të riu. Çdo gjë duket e dyshimtë, prindërit e djalit, mësuesi i tij dhe të tjerët. Shanset për ta gjetur atë po bëheshin më të vogla me çdo minutë e më tepër.
Një komb, një mbret
Filmi flet për ngjarjet që ndodhën në 1789 në Francë në fillim të Revolucionit Francez.
Ndjehem mirë
Të afërmit dhe shokët e Jacques punojnë gjatë gjithë kohës, kanë hobi të padobishme dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Ai së shpejti bën 50 vjeç dhe nuk dëshiron të ketë jetën që kanë shokët e tij. Jacques dëshiron të bëhet i pasur sa më parë dhe fakti që ai është veshur në rrugë me një peshqir dushi të bardhë dhe një palë pantofla nuk e frikëson atë.
Premtimi
Filmi bazohet në autobiografinë e Romain Gary. Kjo është një histori e një nënë të vetme që i tha djalit të saj se do të kishte një të ardhme të madhe. Dhe falë besimit dhe dashurisë së saj të pamposhtur, djali i saj i bën këto ëndrra të vërteta.
Një njeri besnik
Kjo është historia e një njeriu jeta e të cilit gjithmonë është plot me gëzim dhe zhgënjim. Ish-e dashura e tij kthehet tek ai pasi ajo e kishte lënë atë për mikun e tij më të mirë, i cili vdiq vetëm pak kohë më parë.
Mia dhe luani i bardhë
Një vajzë 11-vjeçare lëvizi nga Londra në Afrikë me familjen e saj. Ajo u rrit në një fermë ku gjeti një mik me të cilin u lidh shumë. Shoku i saj i saj më i mirë quhet Charlie. Kur luani rritet, babai i vajzës dëshiron të shesë luanin, por Mia për të shpëtuar mikun e saj, ikën nga shtëpia në mënyrë që familja të mos largojë luanin.
Shtëpia e plotë
Antoine jeton në një apartament të madh me mikun e tij Tom. Por, para se Tom të ikte në Los Anxhelos, ai gjen një tjetër shok për të ndarë apartamentin me shokun e tij, dhe kjo ishte një grua e bukur me emrin Jeanne që kishte edhe dy 2 fëmijë.
Remi
Një djalë 10-vjeçar, i cili ishte jetim quhej Remi dhe rastësisht takon një muzikant. Së bashku ata udhëtojnë nëpër Francën e shekullit të 19 dhe Remi luan këngën e tij për të fituar para. Remit i pëlqen jeta që bën, është i lumtur gjatë gjithë kohës kur këndon./A.C/dritare.net

















