Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moderatorja: Ja dhurata e vetme që më ka bërë ish i dashuri milioner!

Moderatorja: Ja dhurata e vetme që më ka bërë ish i dashuri
Roza Lati, në emisionin e saj, mbrëmjen e kaluar, nuk ishte më në pozicionin e moderatores, por në vendin e të ftuarve. Ajo iu përgjigj pyetjeve drejtuar nga gazetari Kelvi Kadilli.

Në një intervistë pa dorashka, moderatorja nuk nguroi të flasë edhe për jetën e saj personale. Rrallë herë e kemi dëgjuar të flasë për të dashurit, por në këtë intervistë, nuk ka nguruar ta bëjë. Ajo ka treguar për lidhjen e saj, që tashmë ka përfunduar.

Roza tregoi se dhurata që ka marrë nga ish i dashuri i saj, siç u shpreh dhe moderatorja i cili është një milioner, ishin vetëm një palë konversa.

Me thënë të drejtën ish-i dashuri im milioner e vetmja dhuratë që mua më ka bërë janë një palë konversa sepse “hë se punon kjo, se ja mundëson vetë vetes që kështu s’ka nevojë”. Shiko unë mendoj se meshkujt shqiptarë ka ardhur një pikë që po e kuptojnë se si janë bërë femrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha”.

Po lidhja e tyre kishte përfunduar, për shkak se nuk jeton në Shqipëri, ndaj distanca i kishte dhënë fund kësaj marrëdhënieje romantike./L.F-dritare.net