
Modelja publikon këngën e re të Noizyt, askush se ka dëgjuar
E Enjte 17 Nëntor 2016, 17:05
Dritare.net

Në një kohë kur askush ende nuk e ka dëgjuar këtë këngë, modelja Klaudia Kalia ka publikuar në rrjetin SnapChat një video ku në sfond dëgjohet pikërisht kënga e Noizyt.
Mbi video ajo ka shkruar “së shpëjti”, duke lënë të kuptohet se mezi po pret publikimin e këngës. Nuk do ishte çudi nëse Klaudian e shihnin në ndonjë skenë të klipit, megjithëse nuk dihet ende asgjë.
Ish Miss Shkodra dhe fituese e shumë çmimeve të tjera, Klaudia është e njohur edhe për paraqitjen e saj në reklamave të kompanive më të njohura shqiptare.

















