Modeli i unazës së fejesës, do të thotë shumë për lidhjen tuaj
Dritare.net
Modelet e ndryshme tregojnë shumë për marrëdhënien e një çifti. Ja disa prej tyre.

Prerja e rrumbullakët, me një gur të madh në mes, ky model i unazës nuk del kurrë nga moda. Një çift që zgjedh këtë mund të jetë pak konservator dhe shumë besnik ndaj njëri-tjetrit.

Ky lloj modeli, me gurë smerald dhe prerje drejtkëndëshe është mjaft elegante. Çiftet që zgjedhin këtë lloj unaze, janë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit dhe nuk duan t’ja dinë për shpenzime kur vjen puna te lumturia e tyre.

Edhe ky model është shumë i njohur. Nëse partneri ju ka dhuruar këtë unazë, mos dyshoni aspak për dashurinë e tij. Ai është një partner i kujdesshëm dhe për të kanë shumë vlerë detajet.

Unazat me gur në formë pikë loti, nuk janë shpesh zgjedhja e parë e çifteve. Ata janë disi të ndryshëm nga të tjerët dhe njihen për shijet e veçanta që kanë.

Kjo prerje e gurit në formë varke është përgjithësisht zgjedhje e atyre çifteve që janë gjithmonë të veshur elegantë.

Çilën prej tyre keni përzgjedhur ju?/L.D-dritare.net