Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku: Ja tre variantet e vdekjes së Adela Xhamani!

Mjeku: Ja tre variantet e vdekjes së Adela Xhamani!
Menjëherë pas vdekjes së gazetares 31-vjeҫare Adela Xhamani në një njoftim për media, Policia e Tiranës njoftoi se ajo vuante nga epilepsia, gjë e cila u hodh poshtë nga autopsia, familja dhe miqtë e Adelës.

Nga ana tjetër në media deklarua se shkak për vdekjen e gazetares ka qenë arresti kardiak, e nëse disa media të tjera thuhej se ka qenë ataku kardiak.

Besnik Bara

Besnik Bara

Në sqarimin e tij dr. Besnik Bara thotë se termi atak kardiak i përdorur për të përshkruar një goditje në zemër është i gabuar dhe nuk ekziston në literaturën mjekësore. Mjeku rendit disa nga sëmundjet akute të zemrës që cilësohen si tepër kërcënuese për jetën, të cilat sipas tij nuk shfaqen si rrufe në qiell të pastër, por shumë më herët se gjendja e pacientit të agravohet. Bara thotë se termi atak i zemrës me shumë gjasë është përdorur në vend të atakut epileptik, një çrregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara por që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, aq më tepër në mosha të reja që nuk janë kuruar nga epilepsia apo sëmundjet kardiake. Ataku epileptiku shoqërohet me shenja paralajmëruese që zgjasin nga 3 deri në 5 minuta si dhe lë gjurmë tek pacienti, si shkumëzim nga goja kafshim gjuhe, humbje kontrolli etj.

Ndryshe nga ataku epileptik termi tjetër i përdorur në media, arresti kardiak është ndalimi i rrahjeve të zemrës që çon në paralizim të frymëmarrjes dhe pengim të dërgimit të gjakut në tru. Për rrjedhojë pacienti humb vetëdijen dhe nëse nuk merr ndihmën emergjente pëson vdekjen. Por sipas mjekut edhe arresti nuk ndodh pa një shkak dhe pa lënë gjurmë. Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT thotë se duhet treguar kujdes nga përdorimi i medikamenteve qetësuese si morfina apo peditina, që mund të çojë deri në arrest kardio-respirator te pacientët që kanë kaluar në jetë një parainfarkt ose një infarkt miokardi. Por edhe në këtë rast mjeku përjashton moshat e reja që nuk kanë shfaqur simptoma të mëhershme.

Mjeku thotë se në raste fatkeqësish, duhet të pritet fjala e mjekësisë ligjore për shpalljen e shkakut të vdekjes, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të mos i injorojnë shenjat paralajmëruese që jep zemra kur diçka nuk shkon mirë me të./bw. I.M