
Miti i Babagjyshit të Krishtlindjeve, përhapja e tij në 7 kontinentet e botës
Dritare.net

Në poezinë e tij dy-faqshe, autori nuk e paraqet Babagjyshin e Krishtlindjes si një ipeshkëv serioz, pak të dobët, me shkopin e tij, por si një babagjysh me hundë të kuqe, me mjekër e të hareshëm e natyrisht edhe me të gjitha karakteristikat e rrëfimeve popullore: hipur në një slitë që rrëshqet në dëborë e plot me dhurata.
Poezia u bë shumë e famshme, pasi dy vjet më vonë, u botua në një gazetë lokale të Nju Jorkut dhe të gjithë emigrantët që nuk besonin në Zot, e bënë të tyrin këtë personazh laik, raporton living.
Ai u bë babagjyshi i tyre i Krishtlindjes, me emrin Santa Klaus, shkurtimi i emrit holandez Sint Niklaas, pasi asokohe Nju Jorku ishte një qytet me dominim të popullsisë holandeze.
Santa Klausi u kthye në një personazh shumë popullor në festat e fundvitit gjatë viteve 1830, 1840 e në vazhdim derisa një ditë prej ditësh, Thomas Nast-i, një karikaturist i famshëm i personazheve politike, ra në dashuri me vargjet e Clement Clarke Moor-it dhe në vitin 1850, realizoi imazhin e parë modern të Babagjyshit të Krishtlindjes, veshur për herë të parë në ngjyrë të kuqe. Në fakt, ipeshkvi Shën Nikolla ishte i veshur në ngjyrë violet, si të gjithë ipeshkvët e tjerë.
Nast-i e pikturoi me veshjen e kuqe të një kardinali, në mënyrë që ai të
ishte në rang më të lartë. Thomas Nast-i u mor për 20 vjet me radhë me pikturimin e Santa Klaus-it, veshur me të kuqe, me çizme të zeza, me thesin e tij plot me lodra.
Ky babagjysh i Krishtlindjes hyri në Europë nëpërmjet Holandës dhe zuri të bëhej i famshëm në vendet e veriut dhe lindjes, duke iu kundërvënë Shën Nikollës në vendet jokatolike. Thuhet se Coca Cola e ka krijuar Babagjyshin e Krishtlindjes, gjë që nuk është e vërtetë. Në fakt, kompania amerikane shfrytëzoi imazhin e Babagjyshit në reklamat e veta, duke e bërë atë shumë më të njohur në të katër anët e botës.
Santa Klausi u bë shumë i famshëm në vitet 1950, falë Planit Marshall, që krahas zhvillimit ekonomik, solli me vete në Europë edhe kulturën amerikane. Dhe tanimë, Babagjyshi i Krishtlindjes është kthyer në një mit universal, në një personazh të të gjithë brezave, fëmijëve, prindërve e gjyshërve, në një simbol të mirëfilltë të mirësisë e pozitivitetit.

















